A do të kandidojë në zgjedhjet vendore të 6 marsit? Ja si përgjigjet Myslim Murrizi
Më 6 mars 2022 do të mbahen zgjedhjet vendore në 6 bashki të vendit.
Ish-deputeti Myslim Murrizi, në një intervistë për Ora Newss është shprehur se kjo datë do të ndaj hendekun mes falsiteti dhe realitetit.
Myslim Murrizi: Hendekun e parë mes falsitetit dhe realitetit do ta ndajë, 6 marsi. Nëse ka pasur një njeri që i ka dalë Berishës kundër jam unë. Këto i lëpinin opingat. Nuk janë dy kandidatë të opozitës dhe një i Ramës, por dy të Ramës dhe një i opozitës.
Shumica e bazës, është kundër kësaj opozite fallso. Luli është bërë një buqetë me lule që nuk kanë asnjë kontribut , dhe skanë asnjë votë.
Murrizi shprehet se ai personalisht do të mbështesë në Lushnje kandidatin që do të dalë më i votuar nga anëtarësia.
Myslim Murrizi: Unë do mbështesë në Lushnje një nga kandidatët që do dalë i votuar nga anëtarësia e PD tek ai grup që ka qenë me mua në ’97 deri në 2005. Janë demokratët e Lushnjes. Këtu do të ndahet falsiteti dhe fryrja artificiale. Nuk të bëjnë ndërkombëtarët me zor.
