Dërgoi mesazhe "blasfemike" në WhatsApp/ Gruaja dënohet me varje

Një gjykatë në Pakistan ka dënuar me vdekje një grua, pasi akuzohet se i ka dërguar një personi  mesazhe blasfemike dhe karikatura të Profetit Muhamed, përmes WhatsApp dhe Facebook.

Aneeqa Ateeq, 26 vjeçe, u shpall fajtore dhe u dënua me vdekje nga një gjykatë në Rawalpindi të mërkurën, pasi u regjistrua një padi  kundër saj sipas ligjeve drakoniane të krimit kibernetik dhe blasfemisë në Pakistan, raporton “The Guardian”.

Gjykata në qytetin Ravalpindi, ka urdhëruar që Aneeqa Ateeq, 26-vjeçare, “duhet të varet në qafë derisa të vdesë”.

 Ajo u dënua gjithashtu me 20 vjet burg dhe u urdhërua të paguante një gjobë prej 200,000 rupi pakistaneze (1,137 dollarë).

Ateeq është arrestuar në maj të vitit 2020 dhe është akuzuar për publikim “të materialit blasfemik” në statuset e saj në platformën WhatsApp dhe Facebook, shkruhet në dokumentet e gjykatës.

Ateeq, e cila ka deklaruar se është një myslimane praktikante, i ka mohuar të gjitha akuzat.

Gjatë gjykimit, Ateeq i tha gjykatës se ajo besonte se paditësi e denoncoi  qëllimisht atë , në mënyrë që të mund të mblidhte prova dhe të merrte "hakmarrje" pasi 26-vjeçarja nuk ishte miqësore me atë,

Pamjet që përshkruajnë Profetin Muhamed konsiderohen blasfemi për shumë myslimanë.

Sipas Komisionit amerikan për Liri Fetare, rreth 80 persona besohet se janë të burgosur në Pakistan për akuza të lidhura me blasfeminë, gjysma e të cilëve përballen me burgim apo dënim me vdekje.

Muajin e kaluar, një menaxher i një fabrike nga Shri Lanka, është torturuar dhe është djegur publikisht në Provincën Punxhab të Pakistanit, pasi i janë gjetur disa faqe të Kuranit në koshin e plehrave të viktimës.

Sipas Komisionit Amerikan për Lirinë Ndërkombëtare Fetare, rreth 80 njerëz në Pakistan janë në burg për blasfemi, me të paktën gjysma e dënuar me vdekje. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur ekzekutime.