“Thesar” në brigjet e Tahitit
Misioni i UNESCO-S për zbulimin dhe mbrojtjen e ekosisitemeve nënujore ka rezultuar i sukseesshëm. Në brigjet e Tahitit eksploruesit kanë hasur në një shkëmb koralor madhështor, i cilësuar si më i madhi i gjetur në këto ujëra. Tashmë ky shkëmb do të mbrohet nga UNESCO dhe vizitat për ta parë nga afër kanë nisur menjëherë.
Një shkëmb koralor i pacënuar është zbuluar nga eksploruesit detarë në 3 km thellësi në brigjet e Tahitit, Polinezia Franceze.
Misioni për zbulimin e tij është ndërmmarrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), e cila e ka konsideruar si një ndër më të mëdhenjtë të zbuluar ndonjëherë në këto ujëra
Drejtori i përgjithshëm i UNESCO-s, Audrey Azoulay, është shprehur se ky zbulimi "i mrekullueshëm" shërben për zgjerimin e njohurive mbi atë cfarë fshihet në thellësi, duke nxitur eksplorimin e vazhdueshëm për zbulimin e të tjera ekosistemeve të ngjashme.
"Ne duhet të punojmë për t'i zbuluar ato dhe për t'i mbrojtur ato ," është shprehur Azoulay.
Për drejtorin e UNESCO-s hapi i radhes është studimi i specieve që frymojnë në këtë hapësirë të paprekur, të cilat mund të jenë po aq të pazbuluara sa edhe vetë habitati.
"Ne e dimë se rreth 25% e specieve detare mund të gjenden në shkëmbinj nënujorë koralorë, "Pra, faza tjetër është të gjejmë se çfarë speciesh jetojnë rreth këtyre shkëmbinjve nënujorë"- ka thënë drejtor Audrey Azoulay.
Ky shkëmb madhështor fillimisht është parë nga zhytësit në nëntor, gjatë një ekspedite në zonën e njohur si “zona e muzgut të oqeanit”, pjesë e një misioni global të hartës së shtratit të detit të quajtur Projekti Seabed2030.
Tashmë vizitorët e parë kanë qenë fotografët e apasionuar, të cilët janë shprehur se është magjike të vështrosh nga afër korale të tilla gjigante dhe ti dokumentosh ato.
Shkëmbinj nënujorë koralorë janë ndër ekosistemet më të kërcënuara të oqeanit - të prekshëm ndaj ndotjes, rritjes së temperaturave të detit dhe ndryshimit në kimi të shkaktuar nga emetimet e dioksidit të karbonit që treten në ujë.
Ndaj dhe UNESCO vazhdon kërkimet për gjetjen e ekosistemeve të padëmtuara dhe garantimin e sigurisë së tyre.


