Video/ Gazetares i ndodh e papritura. E përplas makina teksa raporton live
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 08:34
Gazetares së terrenit në SHBA i ndodhi e papritura. Gjatë raportimit të drejtpërdrejt nga terreni, ajo u përplas nga një makinë.
Për fat të mirë gazetarja nuk u lëndua. Ajo u çua menjëherë për të vazhduar raportimin
Incidenti ndodhi të mërkurën në Dunbar, WV, ku gazetarja e televizionit "WSAZ", Tori Yorgey po raportonte drejtpërdrejt për ndërprerjet e ujit dhe rrugët me akull në zonë.
“O Zot …. Sapo më goditi një makinë, por jam mirë!”, tha gazetarja, pasi u ngrit në këmbë për të vazhduat raportimin.
Wow, this reporter gets hit by a car, and rebounds to finish the live shot! ???? pic.twitter.com/dbwKt5N1xc
— Lee K. Howard (@HowardWKYT) January 20, 2022