VIDEO/ Shtëpia më e shtrenjtë në botë, pronarja nuk gjen blerës, përgjysmon çmimin e vilës përrallore

Nuk është  gjetur asnjë blerës për shtëpinë më të shtrenjtë në botë, "Villa Aurora".

Xhevahiri i Romës, me një sipërfaqe prej rreth 2800 m2  , do të dalë sërish në ankand në prill me një çmim fillestar dukshëm më të ulët se ai i pari.

VIDEO/ Shtëpia më e shtrenjtë në botë, pronarja nuk

Pronarja  e shtëpisë besonte se do t’i “kapte” 471 milionë eurot në ankandin e 18 janarit.

Megjithatë, duke qenë se nuk  gjeti blerës, ajo  pothuajse përgjysmoi çmimin, duke e çuar në 282 milionë euro për ankandin e dytë që do të zhvillohet më 7 prill.

VIDEO/ Shtëpia më e shtrenjtë në botë, pronarja nuk

“Villa Aurora në Romë me tavanin unik të piktorit legjendar Caravaggio do të dalë sërish në ankand më 7 prill me pronaren të zhgënjyer, pasi  nuk u gjet blerës për shtëpinë”, shkruan CNN.

VIDEO/ Shtëpia më e shtrenjtë në botë, pronarja nuk

Trashëgimtarja e vilës, e njohur si Princesha Rita Boncompagni Ludovisi , gruaja e tretë dhe e fundit e princit të ndjerë, Niçol Boncompagni Ludovisi, do tentojë për të dytën herë  të shesë vilën në muajin prill.