Evropa kërcënon sanksione 'masive' nëse Rusia sulmon Ukrainën
Bashkimi Evropian kërcënon me sanksione "masive" ekonomike nëse Moska sulmon Ukrainën, ndërkohë Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken, mblodhi sot aleatët në Berlin për të diskutuar për parandalimin e situatës tensionuese me Rusisë dhe Ukrainës.
Vendet perëndimore po tentojnë të paraqesin një front të bashkuar diplomatik përpara se Blinken të takohet me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Gjenevë të premten, që shihet gjerësisht si një nga shanset e fundit për të ndaluar Rusinë të nisë një sulm të ri.
Ndërsa presidenti Biden deklaroi më herë se ka frikë se Rusia do të hyjë në vendin e saj fqinj, duke e kërcënuar presidentin Putin me pasoja serioze, ndërsa Blinken një ditë më herë nga Kievit e ftoi Kremlinin që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe diplomatike.
Moska ripërsërit deklaratën se nuk ka ndërmend të pushtojë Ukrainën edhe pse ka dislokuar mijëra trupa në kufijtë e saj.

