Akrobati Artan Balla: Cirkun se bëjnë dot të gjithë. Më ka ndodhur të thyhej dorën dy herë
Dy vëllezërit akrobat Arnold dhe Artan Balla, ishin të ftuar këtë pasdite në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora. Ata rrëfyen në emision eksperiencën e tyre dhe emocionet e ndeshura në këtë profesion.
Artani, pavarësisht se më i vogël në moshë se i vëllai i tij Arnoldi, i’a “rrëmbeu” zemrën edhe të vëllait për t’iu bashkuar në këtë profesion.
Por, Artani u shpreh se ishte babai i tij, që e spikati talentin tek ai.
“Bëja ushtrime akrobatike, pa e ditur se çfarë është. Ishte babai im që e dalloj tek unë këtë talent, dhe më pas e ndjeka këtë sport. Isha shumë i vogël dhe duke bërë disa ushtrime, ku njërën këmb e vendosja tek veshi për telefon, këtë moment e spikati babai dhe kuptoi se isha elastik”, u shpreh Artani.
Ndërsa, Arnoldi tha në studio se pasioni dhe dashuria e tij për cirkun lindi si një nevojë për të shoqruar vëllain e tij Artanin.
“U detyrova të bëhesha shoqëruesi i vëllait, aty e nisa edhe unë aplikimin e cirkut. Artani në moshën 7 vjeçare u regjistrua në kurs dhe mua më duhej t’a shoqëroja për t’a çuar dhe marrë nga aty. Ndërsa, unë në atë kohë isha vetëm 13 vjeç, ku kockat pothuajse në atë moshë janë të maturuara, dhe për këtë fakt kam pasur vështirësi. Por, unë jam mësuar me atë shprehjen, që nëse futesh për të bërë diçka duhet t’a arrish deri në fund. Pjesën më të madhe të jetës time ja kam dhënë cirkut”, u shpreh Arnoldi.
Më tej ata u ndalën tek emocionet e para që kanë marrë nga cirku, ku Arnoldi kujtoi performancën e tij të parë në skenë.
“Herën e parë kam pasur shumë emocione, dridhesha. Kur u hap ajo perdia dhe dolëm në skenë, ishte një emocion i veçantë. Aty ndodheshin miqtë tanë, prindërit, të afërmit, dhe emocioni është edhe më i madh”, tha ndër të tjera Arnoldi.
Të pyetur se cili numër është më i rrezikueshëm, ata u shprehen “është një numër profesional, por edhe shumë i rrezikshëm për t’u bërë, siç është ai “Rola bora”.
Në fund Artani përfundoi duke ndarë me publikun dy ndër vështirësit e tij që është ndeshur, ku u shpreh se “kam thyer dy herë dorën, herën e parë e kam thyer 5 minuta para shfaqjes”.
Balla Brothers janë pjesëmarrës në shumë evente si brenda dhe jashtë vendit, të cilët dhurojnë emocione me numrat e tyre të larmishëm.

