Rama batuta brenda apartamentit në Laç: Dola garant për turkun që mori vajzën shqiptare. Ja përgjigja e Erdogan



Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk, Rexhep Erdogan vizituan një nga apartamentet e rinj në Laç. Teksa janë ulur mes dy lidërëve nuk kanë munguar as batutat.

Kryeministri Rama ka treguar ‘historinë’ se si djali i inxhinierit turk, u njoh e më pas u fejua me vajzën nga Laçi.

Rama me shaka tha se së bashku me babanë e djalit kanë qenë për të kërkuar dorën e vajzës që do merrte djali turk e madje ka dalë garant  për të në emër të Erdogan.

‘Shefi i kantierit ka qenë fantastik. Djali i tij erdhi këtu për ta takuar të atin dhe mori nuse nga Laçi. Unë isha krushk nga ana turke. Shkova bashkë me babanë të kërkonim dorën e vajzës. Dola garant në emrin tënd për atë djalin, i thash mos bëj numra se…”, tha Rama.

Por nuk ka munguar as përgjigja e Erdogan, i cili me shaka i është përgjigjur: Nëse do bëjë numra, jam unë.