Policia e Gjirokastrës bën “namin” me gjoba, bllokohen 2 automjete

Policia e Gjirokastrës ka intensifikuar kontrollet rrugore për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia bën me dije se gjatë javës që lamë pas, si pasojë e kontrolleve të shtuara nëpër akset urbane dhe rurale të qarkut janë vendosur 401 masa administrative.

26 ​masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

2 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;

160 masa për parkime të gabuara;

150 masa për parakalime të gabuara;

63 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Gjithashtu janë bllokuar 2 mjete.

Policia i bën apel mjeteve dhe këmbësorëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.