Herin Ahmetlli nga inxhinier mekanik në instruktor i kërcimit latin

Kërcimi latin edhe në Shqipëri ashtu si kudo në botë është bërë pjesë e jetës të shumë personave të cilët e zhvillojnë atë jo vetëm si pasion por edhe si profesion.

Herin Ahmetlli prej 5 vitesh është instruktor i kërcimit latin. I ftuar në studion e “Jeto me Orën” Henri tregoi më tepër për kërcimin latin dhe karrierën e tij në këtë fushë.

“Unë tashmë u bënë 10 vjet që merrem me kërcimin latin. Unë në fillim me kërcimin latin jam njohur nga miqtë e mi të ngushtë që në atë kohë bënin kurse latine, ishte diçka e bukur prandaj vendosa ta provoj. Isha vetëm 18 vjeç sapo kisha filluar Universitetin dhe në vend që të luaja bilardo u mora me kërcimin latin” u shpreh instruktori.

Ai tregoi edhe se çfarë e bënë kërcimin latin më të veçantë nga kërcimet e tjera.

“Gjëja e parë e veçantë që ka si kërcim që ti jep dhe merr energji pa folur kjo është më kryesorja,  më pas janë teknikat” u shpreh Ahmetlli. Ndër të tjera Henri tregoi edhe vështirësitë që kishte hasur në fillimet e tij.

“Në fillim kur ka marrë kurse gjithçka ishte e bukur dhe me ngjyra pasi nuk kuptoje as tregun çfarë ndodhte asgjë tjetër, thjesht kënaqeshe, argëtoheshe. Më vonë vijova të angazhohem çdo ditë” u shpreh instruktori.

Ai tregoi edhe për fillimet si instruktor duke thënë se ishte një nga instruktorët me moshën më të re në kryeqytet.

“Isha një ndër instruktorët me moshën më të re në kryeqytet dhe në fillim njerëzit nuk besonin mendonin se e hapëm dhe do e mbyllnim pasi ka pasur raste që janë hapur s’kanë ditur ta menaxhojnë dhe e kanë mbyllur prapë. Por ne e hapëm dhe nuk e mbyllëm më. Në fillim u kam bërë kurs njerëzve që njihja dhe kam qenë tepër komod për t’u marrë me ta. Por pastaj pas disa muajve ishte sikleti i studentëve se për çfarë do më pyesnin dhe çfarë përgjigje duhet t’ju jepja” u shpreh instruktori. Henri tregoi edhe  sesa pëlqehet kërcimi latin nga të rinjtë shqiptarë. “ Çdo ditë interesi është duke u rritur dhe përmirësuar në të gjitha aspektet, që tek mësimdhënia, që tek studentët. Por vë re tek studentët që vijn që duan të largojnë stresin e punës që ata kanë. Grupmoshat që vijnë janë të ndryshme duke filluar nga 20 vjeç deri në 40 vjeç kryesisht mbizotërojnë femrat” u shpreh Ahmetlli.

Ai tregoi nëse e gjen veten edhe në kërcime të tjera veç latines.

“Unë punoj fortë për t’u bërë më i mirë se të tjerët, punojë diku te 8 orë në ditë. Unë kërcej në muzika të ndryshme varet se në çfarë gjendej ndodhem ka ditë që jam i ngarkuar dhe më përshtate ndonjë lloj muzike tjetër, një opsion i mirë është salsa” u shpreh instruktori.

Ai tregoi se veç kërcimit merret edhe me prodhimin e takave latine.

“U testua një vite më parë dhe i morëm për studentët tanë por tani po mendojmë të hapim një site ku mund të porositen këto taka. Por do jetë një site 3D  ku secili mund të zgjedh gurët e takës ngjyrën e takës si dhe të zgjedhësh çdo parametër të takës. Dhe mendoj se është gati në përfundim si site dhe del për dy javë” përfundoi instruktori Ahmetlli.