"Dhimbje fyti, kollë..." Ja si po e kalon Alketa Vejsiu Omicron-in
Moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, është infektuar me variantin Omicron të Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja nëpërmjet InstaStory në Instagram.
Ajo shkruan se është me Omicron dhe se do të izolohet për disa ditë të dhoma e të birit.
Ndër të tjera moderatorja ka treguar si po e kalon virusin. Alketa ka zbuluar simptomat e Omicron, duke thënë se Omicron është i ngjashëm me një grip të lehtë.
“Si grip i lehtë, dhimbje fyti, kollë, pak debulesë! Më i lehtë se Covidi. Ndoshta ka ndihmuar dhe vaksinimi me dy doza, dhe fakti që e kam kaluar njëherë vjet Covidin. Tamponin nga hunda bëra unë”, shkruan moderatorja më Instagram.
Ndërkohë të Omicron ka kapur edhe kolegët e moderatores nga reality show "Love Story". Robert Aliaj dhe Bleona Qerreti rezultuan pozitivë me Omicron javën e kaluar.


