I vaksinuar me 3 doza, ministri francez i Shëndetësisë rezulton pozitiv me Covid-19

inistri francez i shëndetësisë, Olivier Véran, është izoluar pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Sipas mediave të huaja, Véran ishte vaksinuar tre herë, por megjithatë është infektuar sërish.

Ai do të shkojë në izolim dhe do të vazhdojë të punojë nga ambientet e tij private në ministri.

Franca regjistroi numrin e saj më të lartë ndonjëherë të rasteve me Covid të martën, me 368,149 infeksione të reja, shifra më e lartë njëditore e pandemisë.