Foto/ Ky është 24-vjeçari që mbajti për 12 orë mbi supe të atin për t’i bërë vaksinën anti-COVID
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2022, 17:48
Një 24-vjeçar indigjen, ka mbajtur mbi supe babanë e tij me aftësi të kufizuara për 12 orë, në mënyrë që ta çonte të bënte vaksinën kundër Covid-19.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se Tawi e ka përshkruar në këmbë pyllin tropikal të Amazonës, mes përrenjve, shpateve dhe terrenit të vështirë, për t’i siguruar të atit një vaksinë anti-COVID.
Fotoja e rrallë e publikuar nga mediat e huaja, mësohet se është bërë vitin e kaluar, ku babë e bir morën vaksinën.
