Video/ Parkim ekstrem! Makina fluturon jashtë rrugës dhe kërcen mbi tre automjete përpara se të përplaset përtokë

Ky është momenti kur një makinë me shpejtësi doli nga rruga dhe u hodh mbi tre automjete të parkuara.

Pamjet e kapura në Chongqing, Kinë, më 9 janar tregojnë shoferin duke ecur me shpejtësi përgjatë një karrexhate të dyfishtë përpara se të humbiste kontrollin në një kthesë dhe të përplasej në bordurë.

Makina fluturoi dhe u rrokullis mbi tre automjetet e parkuara përpara se të ulej në hendekun midis tyre dhe një makine të katërt.

Nga ngjarja, drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar lëndime të rënda, por sipas raportimeve ka pasur dëme të mëdha në automjet.

Aktualisht është e paqartë nëse shoferi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është ndaluar nga policia.