Modelja padit kompaninë për kukullën e seksit me pamjen e njëjtë me të
Modelja e njohur e rrjetit Instagram thotë se nuk ka dhënë kurrë lejen për të krijuar një robot seksi me pamjen e saj dhe përmasa jetësore.
Yael Cohen thotë se një kompani kineze ka prodhuar kukullën e seksit me pamje të njëjtë me të, madje me nishanin e saj nën qafë si dhe i ka vënë emrin e saj.
Sipas mediave britanike, modelja është shprehur se nuk kishte dyshime se pamja e saj ishte shfrytëzuar për krijimin e lodrës robotike dhe se do të kërkojë përballje ligjore.
Kukulla e seksit ka flokët e modeluar sipas saj, tiparet e fytyrës dhe nishanin karakteristik e emrin “Yael.” Produkti po reklamohej me imazhe edhe ato të vjedhura nga rrjetet sociale të modeles.
“Nuk ka të bëjë vetëm me nishanin apo emrin tim. Kukullat e seksit janë thjesht kukulla por ka një kufi deri ku ato mund të duken si personi real”, thotë modelja.
Pas reagimit të modeles, një zëdhënës i kompanisë kineze ‘Irontech Dolls’ tha për Daily Mail se ngjashmëritë mes kukullës dhe modelës ishin vetëm një “koinçidencë,” por shtoi se pas ankesave mund të hiqet emri i saj “Yael.”
Lodra është e përbërë nga një skelet e brendshëm dhe koka të çmontueshme që mund të ndërrohen.

