Paralajmërim nga OBSH: Gjysma e Evropës do të infektohet me Omicron brenda pak javësh

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se gjysma e Evropës do të infektohet me variantin Omicron  brenda gjashtë deri në tetë javët e ardhshme.

Mjeku  Hans Kluge tha “se një valë nga perëndimi në lindje” e Omicron po përfshin të  gjithë rajonin.

Projekti ishte bazuar në 7 milion raste të raportuara në gjithë Evropën në javën e parë të vitit 2022.

Numri i infeksioneve është dyfishuar në një periudhë dy javore.

"Sot varianti Omicron përfaqëson një valë të re baticore nga perëndimi në lindje," tha Dr Kluge në një konferencë shtypi.

Ai citoi Institutin për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit me bazë në Seattle që parashikon se "më shumë se 50 përqind e popullsisë në rajon do të infektohet me Omicron në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme".

Studimet e fundit sugjerojnë se Omicron ka më pak të ngjarë t'i sëmurë njerëzit rëndë sesa variantet e mëparshme të Covid. Por Omicron është ende shumë ngjitës dhe mund të infektojë njerëzit edhe nëse janë plotësisht të vaksinuar.

Të hënën, Mbretëria e Bashkuar raportoi 142,224 raste të reja me Covid dhe 77 vdekje.Në Evropën Lindore, Polonia raportoi se 100,000 njerëz kanë vdekur nga virusi në vend që nga fillimi i pandemisë.

Polonia ka shkallën e gjashtë më të lartë të vdekshmërisë në botë nga Covid-19, dhe pothuajse 40% e popullsisë së saj mbetet e pavaksinuar.

Ndërkohë, kompania  farmaceutike Pfizer tha se do të jetë në gjendje të lançojë një version të vaksinës së saj që ofron mbrojtje të veçantë kundër Omicron, që do të dalë në mars.

Ekspertët shëndetësorë thonë se ende nuk është e qartë nëse kjo lloj vaksine  është e nevojshme.