"Si në filma", hapën vrimë në mur dhe zbritën me çarçafë, shqiptari arratiset bashkë me dy të tjerë nga burgu në Itali

Tre të burgosur u arratisën nga burgu i Avellino në Itali. Protagonistë ishin tre persona me kombësi të huaj, shkruajnë mediet italiane, një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, një maroken 40-vjeçar dhe një rumun 22-vjeçar.

Mësohet se arratisja ka ndodhur gjatë natës. Shtetasi shqiptar u kap pak metra larg burgut nga karabinierët dhe punonjësit e policisë së burgjeve, ndërkohë që po kryhen kërkime me helikopter për gjetjen e dy të tjerëve.

Mediet italiane raportojnë se arratisja ka qenë si nëpër filma, pasi të burgosurit kanë hapur vrimë në mur dhe më pas kanë zbritur të lidhur me çarçafë.

Më pas u ngjitën mbi murin rrethues duke humbur gjurmët. Ishte Policia e burgut ajo që dha alarmin dhe vuri re mungesën e të burgosurve në qeli.