Video/ Rrahje masive mes sigurimit dhe dy personave të dyshuar për vjedhje brenda marketit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2022, 22:55
Disa pamje tronditëse janë shfaqur nga një përleshje masive që shpërtheu brenda një supermarketi midis stafit dhe dy personave të dyshuar për vjedhje në Britaninë e Madhe.
Skenat e dhunshme shpërthyen në një supermarket në Aston, Birmingham, kur rojet e sigurisë u përpoqën të kapnin dy persona të dyshuar si hajdutë.
Në pamje njëri prej të dyshuarve dëgjohet duke thënë: “Mos më godit, nuk kam të bëj me këtë”.
Në një moment tjetër, pjesëtari i sigurimit i vërsulet të dyshuarit të dytë dhe e godet në shpinë.
Ngjarja po hetohet nga Policia e West Midlands. Personi që filmon pamjet mund të dëgjohet duke thënë: 'Po bëhet marrëzi këtu. Është e gjitha çmenduri."
Policia ka marrë pamjet filmike dhe po punon për të identifikuar fajtorët.
