Tronditëse! 18-vjeçarja lind e vetme dhe hedh foshnjën e porsalindur në koshin e plehrave (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2022, 17:39
Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 18-vjeçare ka hedhur në plehra foshnjën e saj të porsalindur.
Alexis Avila, 18 vjeçe, lindi e vetme në shtëpinë e saj dhe më pas e mbështolli fëmijën e porsalindur me një qese të zezë dhe e hodhi në plehra afër lagjes që jeton.
Foshnja qëndroi atje për gjashtë orë brenda koshit, derisa tre persona e gjetën foshnjën dhe thirrën autoritetet. Në fakt, ka qenë e qara e foshnjës ajo që ka tërhequr vëmendjen e tyre.
Gjendja e foshnjës është kritike ndërsa 18-vjeçarja u gjet dhe u arrestua.
