Rrezikonin të mbyteshin, momenti kur ekipet e kërkimit shpëtimit nxjerrin nga uji këlyshët

Një video emocionuese është publikuar nga mediat e huaja, ku shihet se ekipet e kërkim shpëtimit, nxjerrin nga përmbytja dy këlysh, duke i shpëtuar nga mbytja.

Mediat greke bëjnë me dije se si pasojë përmbytjeve të krijuara nga reshjet e mëdha të shiut janë evakuuar qindra banorë në Thesali të Greqisë.

Ndërkohë Guvernatori i Thesalisë, Kostas Agorastos, ka postuar një video dhe disa foto në rrjetet sociale, ku ekipi i shpëtimit nxjerrë të gjallë këlyshët të cilët kishin mbetur në ujë.