Gruaja e parë me ngjyrë, portreti i së cilës shtypet në monedhë

Poetja amerikane, Maya Angelou, bëhet gruaja e parë me ngjyrë, portreti i së cilës shtypet në monedhë. Thesari i SHBA-së ka prerë monedha 25-centëshe, të njohura si çerek, në emër të poetes Angelou.

Në këtë mënyrë, Shtetet e Bashkuara pritet të festojnë arritjet e grave të mëdha amerikane.

Gruaja e parë me ngjyrë, portreti i së cilës shtypet në

Poetja dhe aktivistja, Maya Angelou Angelou, ishte gruaja e parë me ngjyrë që shkroi dhe interpretoi një poezi në inaugurimin presidencial të Bill Clinton në vitin 1993. Si pjesë e programit "American Women Quarters", është planifikuar të shtypen edhe monedha për gra të tjera si astronautja Sally Ride dhe një aktore.

"Sa herë që ridizajnojmë monedhën tonë, ne kemi mundësinë të themi diçka për vendin tonë - atë që vlerësojmë dhe si kemi përparuar si shoqëri," tha Janet Yellen, sekretarja e parë femër e thesarit në vend.

Angelou fitoi famë me autobiografinë e saj novatore në vitin 1969. Ajo mori dhjetëra diploma nderi dhe shkroi mbi 30 vepra bestseller. Në vitin 2010, asaj iu dha një Medalje Presidenciale e Lirisë - çmimi më i lartë civil amerikan - nga Presidenti Barack Obama. Aktivistja sociale, poetja dhe shkrimtarja Maya Angelou vdiq në vitin 2014 në moshën 86-vjeçare.

Edhe gra të tjera janë paraqitur në monedhat amerikane. Në shekullin e 19-të, Zonja e Parë e SHBA-së, Marta Uashington, ishte në certifikatën e argjendtë prej 1 dollarësh dhe heroina amerikane Pocahontas ishte në një fotografi grupi në kartëmonedhën prej 20 dollarësh.