Miu hero që nuhati minat tokësore ngordh në moshën 8-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2022, 14:01
Magawa, miu i famshëm i minave, i cili u nderua me një medalje ari për heroizmin e tij, ka ngordhur në moshën 8-vjeçare.
Në një periudhë kohore prej 5 vitesh brejtësi nuhati mbi 100 mina tokësore dhe eksplozivë të tjerë në Kamboxhia.
Magawa ishte miu më aftë i trajnuar nga shoqata bamirëse belge "Apopo" për të paralajmëruar punonjësit për minat, që ato të hiqen në mënyrë të sigurt, shkruan BBC.
Organizata bamirëse tha se miu gjigant afrikan "u nda nga jeta në mënyrë paqësore" në fundjavë.
I rritur në Tanzani, Magawa iu nënshtrua një viti trajnimi përpara se të transferohej në Kamboxhia për të filluar karrierën e tij të nuhatjes së bombave./ORA NEWS/


