Tërmet i fortë "shkund" Qipron, ja sa ishte magnituda
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 të shkallës Rihter ka tronditur Qipron, orët e para të mëngjesit sot, 11 janar.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) epiqendra e tërmetit u raportua 113 kilometra në perëndim të kryeqytetit Nikosia, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 51 kilometra.
Ndërkohë sipas Instituti Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës tërmeti kishte madhësi 6.4 Rihter.
Sipas medieve izraelite, tërmeti është ndjerë në pjesë të ndryshme të vendit, si dhe në Greqi.
Raportohet se lëkundjet u ndjenë në të gjithë Qipron, ndërsa zgjatën disa sekonda. Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale.
Qipro ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ku pllaka tektonike euroaziatike takohet me atë afrikane.
Një tërmet me magnitudë 6.8 më 9 tetor 1996, vrau të paktën dy persona dhe dëmtoi shtëpi në Paphos dhe Limasol, ndërsa një tërmet me magnitudë 6.3 më 10 shtator 1953, vrau të paktën 40 njerëz dhe shkatërroi qindra shtëpi, kryesisht në zonën e qytetit të Paphos.
M6.3 #earthquake (#σεισμός) strikes 131 km W of #Nicosia (#Cyprus) 14 min ago. Updated map of its effects: pic.twitter.com/rz3UIXwYEs
— EMSC (@LastQuake) January 11, 2022