Politika italiane në zi për vdekjen e Sassolit, Draghi: Simbol i ekuilibrit dhe bujarisë
Ndarja nga jeta e kryetarit të Parlamentit Europian Davide Sassoli, ka prekur politikën italiane e botën mediatike për të cilën ai punoj shumë vite.
Kryeministri italian Mario Draghi ka shprehur sot keqardhjen e tij e me një mesazh publik shprehet:
"Njeri institucional, thellësisht europeist, gazetar i apasionuar, Sassoli ishte simbol i ekuilibrit, humanizmit, zemergjerësisë", shkruan kreu i qeverisë italiane.
"Këto cilësi të tij janë vlerësuar gjithmonë nga kolegët e cdo koalicioni politik e nga cdo shtet europian e janë dëshmi e pasionit të tij të jashtëzakonshëm civil, aftësinë e tij për të dëgjuar e impenjmin konstant në shërbim të qytetarëve."
"Kjo humbje parakohe dhe e papritur na ka lënduar thelësisht të gjithëve. Bashkëshortes së tij Alessandra Vittorini, fëmijëve Livio e Giulia, e të afërmëve të tij i shpreh ngushëllimet në emër të qeverisë."
Edhe Presidenti italian, Sergio Mattarella, ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Presidentit të PE.
"Me punën e tij bëri protagonist Parlamentin Europian", ka deklaruar numri një i shtetit italian.
"Sassoli së bashku me liderët e tjerë europian, ka pasur një rol thelbësor në kthesën e së ardhmes së Europës, nga të drejtat civile e sociale tek dialogu me vende të tjera, duke e nisur nga Mesdheu."
Kryetari i Parlamentit italian, Roberto Fico, në mesazhin e tij e kujton Davide Sassolin "për ëndërrën e impenjimin për një Europë të fortë e solidale".
Lajmin për ndarjen nga jeta të kryetarit të Parlamentit europiane, e ka dhënë miku e zëdhënësi i tij Roberto Cuillo, i cili ka informuar se Davide Sassoli ka ndërruar jetë në orën 1.15 min në Qëndrën Onkologjike të Avianos, në provincën e Pordenones.
"Data e vendi i varrimit do të komunikohet në orët e ardhshme", ka informuar ai.
Më 30 maj të këtij viti Davide Sassoli do të mbushte 66 vjeç. I lindur në Firenze, ka jetuar qysh i vogël në Romë ku u transferua së bashku me familjen.
Prej vitit 1986 ishte gazetar profesionist e nga vitit 2006 në 2009 nëndrejtor i Radio Televizionit Publik Italian.
U zgjodh parlamentar europian për Partinë Demokratike Italiane në legjislaturën e VII e ishte kryetar i i kësaj force politike brenda grupit të Aleancës Progresiste të Socialistëve e Demokratëve.
Më 2019 u rizgjodh deputet i PE e deri më 2019 ishte nën kryetar i këtij parlamenti. E më 3 korrik 2019 u zgjodh Kryetar i Parlamentit Europian me 345 vota pro.
U bë italiani i parë që mbulon një funksion të tillë europian.
Më 15 dhjetor të 2021 deklaroi se nuk do të kandidonte për kryetar i PE, "për të mos ndarë mazhorancën europeiste".
