E rëndë/ Përplasen 2 autobusë, të paktën 14 viktima dhe 17 të plagosur

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor, pasi dy autobusë u përplasën në pjesën jugore të Gadishullit Sinai në Egjipt.

Sipas medieve vendase shkak i aksidentit  ishin mjegulla dhe shpejtësia mbi normat e lejuara.

Të gjithë të plagosurit u dërguan në një spital në qytetin El Thor.

Egjipti njihet për numrin e lartë të aksidenteve, si pasojë e rrugëve të këqija dhe mosrespektimin e rregullave nga të kodit rrugor nga shoferët.

Sipas shifrave zyrtare, 7000 persona humbën jetën në aksidente rrugore në Egjipt, gjatë vitit 2020.