'Qaja nga turpi', Valon Shehu tregon çfarë i bëri ish e dashura kur e kapi duke e tradhëtuar

Në një rrëfim si kurrë më parë, Valon Shehu ka zbuluar detaje nga jeta e tij private.

Për herë të parë, ai ka thënë për moderatoren Ester Bylyku se gjatë jetës ka tradhëtuar dy herë gjatë jetës, dhe të dyja herët e kanë kapur.

Gjatë intervistës në emisionin 'Glamour Zone' në Rtv Ora, Valoni kujtoi njerën nga historitë duke thënë:

'Ajo i zbuloi të gjitha sepse kisha lënë laptopin në shtëpi. Kishte çdo gjë me fakte. Më erdhi turp dhe i thash, që do të largohesha nga shtëpia. Ajo më tha jo, sepse dëshironte të qëndronim natën e fundit bashkë. Në momentin që ajo vuri kokën në gjoksin tim, më beso më dilnin lot nga turpi.'