Pedagogia Halilaj: Studentët duhet ti dinë dhe përgjegjësitë, jo vetëm të kërkojnë të drejtat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2022, 19:20
Helena Halilaj, pedagoge u shpreh në një intervistë në Ora News me gazetaren Sonila Musai se komunikimi pedagog-student ka evoluar pasi dhe gjenerata ka ndryshuar.
Halilaj u shpreh se brezi i sotëm ka shumë lirshmëri por studentët duhet ti dinë dhe përgjegjësitë, jo vetëm të kërkojnë të drejtat.
"Sot jetojmë në botën e informacionit dhe komunikimit interaktiv, ku studenti ka qasje në dije po aq sa pedagogu dhe kurrikulat mësimore janë bërë më dinamike, ndaj marrëdhënia pedagog-student ka ndryshuar".

