Basha: Berisha ju ka fshehur se Biden do të ndërpresë marrëdhëniet me një PD me drejtues non grata
Në një dalje për media, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se motivacioni është i qartë pse është shpallur non grata Berisha.
Ai tha se Ai po përpiqet që tua mbajë të fshehtë procedurën e shpalljes non grata që merr koha nga SHBA-të dhe faktin se SHBA-të janë shprehur se nuk do të bashkëpunojnë me një PD që drejtohet nga një person non grata.
Basha: Motivacioni është i qartë pse është shpallur non grata Berisha. Vendimet non grata po shoqërohen me sanksione, sikurse po ndodh në Bosnje Hercegovinë. Ai po përpiqet që tua mbajë të fshehtë procedurën e shpalljes non grata që merr koha nga SHBA-të. Ai jua ka mbajtur të fshehtë sa ka mundur deklaratat përsëritur të përfaqësuesve të SHBA-ve dhe presidenti Biden se do të ndërpriten marrëdhëniet më një PD që drejtohet nga një person non grata, cilido qoftë ai.
Ai ju ka mashtruar me iluzione duke thënë se vendimi non grata mund të hiqet nga një administratë tjetër. Shpallja non grata për korrupsion nuk i është hequr askujt. Berisha është treguar gënjeshtarë duke e përjashtuar vetën nga vendimmarrjet më të rëndësishme të PD-së. Unë kam pranuar përgjegjësitë e mia për këtë situatë, pro Berisha nuk mund të sillet sikurse ka qenë në një ishull dhe tani ka ardhur. Berisha do të mbledhë pas veten mbështetës dhe të bëjë karshillëk ndaj SHBA-ve e të hedhë demokratët kundër njeri-tjetrit. Ai mashtroi edhe me të ashtuquajturin referendum.
