Habit 65-vjeçari/ Ka marrë mbi tetë doza të vaksinës kundër Covid: Më kanë shpëtuar nga dhimbjet
Një burrë është vaksinuar të paktën 8 herë me vaksinën kundër Covid, vitin e kaluar, tha një zyrtar shëndetësor në Indi.
Ndërkohë, Brahmdeo Mandal, 65 vjeç, pohon se ka marrë 11 doza të vaksinës dhe se po përgatitej të merrte dozën e 12-të.

Postieri në pension tha se vaksinat e kishin ndihmuar të shpëtojë nga dhimbjet dhe "të qëndrojë i shëndetshëm". Ai pretendon se nuk ka pësuar asnjë efekt negativ nga mbidozat.
65-vjeçari u ndalua të merrte dozën e 12-të të vaksinës (siç pretendon ai) javën e kaluar, shkruan BBC.
Autoritetet vendase njoftojnë se janë duke u zhvilluar hetime për të zbuluar se si i moshuari arriti të marrë dozat e vaksinës.
"Aktualisht kemi gjetur prova se ka marrë tetë doza nga katër qendra shëndetësore," tha për BBC Amarendra Pratap Shahi, kirurg civil i Madhepura.
Që nga fillimi i vaksinimit më 16 janar të vitit të kaluar, India ka administruar kryesisht dy vaksina të prodhuara në vend, Covishield dhe Covaxin.

