"O burra të bëjmë vaksinën!" Epidemiologu: Nuk prisnim këtë fluks për teste të shpejta dhe vaksinime

Epidemiologu dhe mikrobiologu, Rexhep Muja, thotë se shtimi i infeksioneve nga Cobid 19 ishte i pritshëm pas festave të fundvitit.

"Lëvizjet e qytetarëve nga brenda dhe jashtë, janë transmetues. Organizime të ndryshme festive, grupime njerëzish. Transmetimi i virusit pritej".

Ai thotë se masat ishin marrë për kacitetet spitalore por nuk pritej një dyndje kaq e madhe e popullatës për testime dhe vaksinime.

"Një dyndje kaq e madhe e popullatës për testime nuk pritej. Mund të mendonim deri në 1 mijë raste por jo kaq shumë. Është e habitshme që në këto 2-3 ditë që kemi pasur fluks të pozitivitetit ka filluar dyndja e popullatës, o burra të bëjmë  vaksinën. Por kjo nuk duhet të bëhet me frikë, duhet të jetë e përditshme dhe me iniciativë të lirë".

Në një intervistë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini, epidemiologu vlerëson se çdo qytetar duhet të ishte i vaksinuar me dy doza bazale deri tani sepse asgjë nuk u ka munguar.

Ai thotë se vaksinimin bazal me 2 doza nuk ka arsye pse ta refuzojë asnjë.

"Është situatë e vështirë, është pandemi.Transmetimi viral është i lartë në periudha të ndryshme".