"Bëni seks të sigurt", kjo është këshilla e gjinekologes për vajzat
Bëni seks të sigurt" është këshilla e gjinekologes, Moza Keta për vajzat e reja dhe jo vetëm.
E ftuar në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora, gjinekologia thekson se prezervativi është mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Gjinekologia: Seksi i sigurt. Të bëjnë seks të sigurt, që do të thotë me partnerë të kontrolluar, ose të përdorin prezervativin. Prezervativi momentalisht është mbrojtja më e mirë. Nëse bën një seks të pa kontrolluar dhe të pa mbrojtur, atëherë mund të vijë dhe shtatzënia e padëshiruara dhe pastaj aborton, e dëmton trupin.
Ndër të tjera gjinekologia thotë se ka një shtim të infeksioneve me sëmundje seksualisht të transmetueshme, duke thënë se jo të gjithë të rinjtë janë të informuar rreth rreziqeve të marrëdhënies seksuale pa mbrojtje.
Gjinekologia: Ka një shtim të numrit të infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Jo gjithë mosha e re është e informuar në lidhje me infeksionet seksualisht të tranmsetuesheme. Ata nuk arrijnë të kuptojnë dot se ka infeksione që mund t'i mbartin tërë jetën e tyre, siç janë infeksionet papiloma. Ata nuk dinë se nëse kanë infeksione agresive, nesër iu bëhet kancer në qafë të mitrës. Patjetër që të gjitha sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë të kurueshme, nëse do të ndiqen nga mjekët.
Për këtë arsye gjinekologia rekomandon të gjitha gratë, të kryejnë vizitë gjinekologjike së paku një herë në vit.

