Gjinekologia: Jo vaksinim në 3 mujorin e parë të shtatzënisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2021, 13:05
Duke jetuar në një kohë pandemie, pyetjet rreth virusit dhe vaksinës janë të shumta.
Një ndër pyetjet që kanë shumë qytetarë është: kur është periudha e duhur për të bërë vaksinën gratë shtatzëne?
Për këtë gjinekologia, Moza Keta, thotë për "Ditë e Re" në RTV Ora, se është mirë që vaksinimi të evitohet gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë.
Moza Keta: Unë them në tre mujorin e parë të t kur ndodh formimi i organeve të bebit, në këtë tre mujor unë,mendoj të evitohet kryerja e vaksinës.
Ndër të tjera gjinekologia rekomandon vaksinim e fëmijëve mbi 12 vjeç që vuajnë nga probleme shëndetësore.
Moza Keta: Ata janë grupe risku të mëdha, dhe nëse i kap Covidi ata e kalojnë shumë rëndë dhe mund të përfundojnë edhe në vdekje.