Situata me Covid-19, 321 raste të reja dhe dy humbje jete, në spitale 20 pacientë në gjendje të rëndë
Në 3,435 testime të kryera në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë konstatuar 321 raste të reja me Covid 19.
Raste pozitive janë indentifikuar në bashkitë si më poshtë.
132 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Fier, Vlorë, 12 në Gjirokastër, 10 në Kavajë, 9 në Shkodër, Sarandë, Berat, 8 në Kamëz, 7 në Lushnje, Mallakastër, 6 në Kukës, Korçë, 5 në Dibër, Patos, Përmet, Elbasan, 4 në Tropojë, Lezhë, 3 në Vau i Dejës, Memaliaj, Peqin, 2 në Has, Kurbin, Krujë, Divjakë, Delvinë, Devoll, Kuçovë, Poliçan, 1 në Malës e Madhe, Shijak, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Libohovë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Gramsh, Librazhd.
Janë 5,220 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkohë në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy pacientë, një qytetar nga Kruja 66 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 79 vjeç.
Janë shëruar 300 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,133 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (25 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 321
Të shëruar në 24 orë 300
Të shtruar në spitale 122
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,435
Testime totale 1,459,507
Raste pozitive 207,542
Raste të shëruara 199,133
Raste Aktive 5,220
Humbje jete 3,189
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,495
Fier 590
Durrës 387
Shkodër 345
Elbasan 316
Vlorë 252
Gjirokastër 210
Berat 229
Lezhë 139
Korçë 107
Kukës 81
Dibër 69