Koreja e Veriut teston me sukses raketën hipersonike

Koreja e Veriut testoi me sukses një raketë hipersonike të mërkurën, 5 janar. Ky është testi i parë i madh i armëve për këtë vit, shkruan BBC.

Testi i raketës erdhi disa ditë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u zotua për të forcuar forcat e armatosura të vendit të tij. 

Autoritetet japoneze e konsideruan këtë raketë si balistike. Ndërkohë stafi i Koresë së Jugut deklaroi  se raketa ishte drejtuar nga deti, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ky është testi i dytë i raportuar i një rakete hipersonike, e cila mund të shmangë zbulimin për më gjatë se raketat balistike.

Testi i armëve vjen pasi Koreja e Veriut nuk i përgjigjet një propozimi të SHBA për të filluar komunikimin diplomatik midis dy vendeve në mënyrë që të rifillojnë negociatat.

Gjatë  takimit historik të Partisë së Punëtorëve javën e kaluar, udhëheqësi i Koresë së Veriut  Kim Jong Un  ripohoi gatishmërinë e tij për të rritur aftësitë ushtarake të vendit të tij, të cilat janë sanksionuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar.

Që kur Joe Biden mori detyrën e presidentit pothuajse një vit më parë, Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar vazhdimisht se janë të gatshme të fillojnë kontaktet kudo dhe pa kushte me Korenë e Veriut. Megjithatë, Pheniani e ka refuzuar deri më tani ofertën.