Dy të vdekur nga shembja e çatisë së shkollës

Dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën kur një çati shkolle u shemb në qytetin verilindor spanjoll të Gijonit të mërkurën në mëngjes, thanë shërbimet lokale të urgjencës.

Aksidenti ka ndodhur gjatë punimeve të riparimit në çatinë e shkollës San Vicente Paul, që ndodhet pranë qendrës së qytetit.

Dëshmitarët okularë thanë se një pjesë e çatisë u shemb, duke shtypur punëtorët. Ndërtesa trekatëshe daton nga shekulli i 19-të.

Zjarrfikësit kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e dy punëtorëve. Dy persona të tjerë u plagosën lehtë dhe njëri u desh të dërgohej në spital.

Vlen të theksohet se në shkollë nuk kishte fëmijë, pasi kthimi i nxënësve në banka është parashikuar në datën 10 janar.

Dy të vdekur nga shembja e çatisë së shkollës