Spektakël fishekzjarrësh dhe dritash, mbërrin viti 2022 në Zelandën e re(Video)

Zelanda e Re është vendi i parë që ka pritur Vitin e Ri 2022. Ndërrimi i viteve ka ndodhur tashmë në shtetin ishull në pjesën jugperëndimore të Oqeanit Paqësor me rreth 5 milionë banorë. Spektakli i ngjyrave mbizotëroi për disa minuta për të sjellë atmosferën që karakterizon ndërrimin e viteve.

Zelanda e Re e ka pritur Vitin e Ri 2022 me një shfaqje fishekëzjarresh në Auckland. Festimet kanë nisur ndërsa njerëzit në mbarë globin përgatiten për t'i thënë lamtumirë vitit 2021, i cili mbyllet me kufizime për shkak të covid 19.

Qytetarët shijuan një shfaqje të vakët të fishekëzjarreve në Auckland teksa Covid-it kërcënoi të prishte planet. Vendi ka qenë relativisht i suksesshëm në kontrollin e Covid-19 me numër të ulët të rasteve dhe vdekjeve, por përjetoi një shpërthim të variantit Omicron të gjurmuar nga një udhëtar në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet identifikuan 88 raste të transmetimit nga komuniteti të variantit, por pavarësisht kësaj, kufizimet u lehtësuan në kohë që argëtuesit të nisnin Vitin e Ri. Pushuesit lejohen të kërcejnë dhe të mblidhen në lokale vetëm duke treguar pasaportën e tyre të vaksinës.

Hyrjen e Vitit të Ri e presin me radhë Rusia, Japonia, Koreja e Jugut dhe e veriut, Kina, Indonezia, e me pas Bangladeshi e Pakistani për të mbërritur më tej në Gjermani, Francë, Itali e Belgjikë.

Pak më vonë, do të jetë radha e anglezëve, irlandezëve e portugezëve të trokasin gotat për 2022. Të fundit që presin vitin e ri janë ishujt e pabanuar Howland dhe Baker, pranë SHBA-së ; atje 2022-shi mbërrin 26 orë më vonë sesa në Kiribati e Samoa.