Sarandë/ Shoqërohen në komisariat të dyshuarit për vjedhjen e 200 mln lekëve, zbulohet përmbajtja e kamerave

Policia e Sarandës në një aksion të befasishëm ka shoqëruar sot në komisariatin e Policisë tre persona nga Laçi e Tirana, të dyshuar si autore të vjedhjes se 200 milionë lekëve në supermarketin “Halo” në mëngjesin e 11 dhjetorit 2021.

Policia është ende duke marrë në pyetje te dyshuarit, por mësohet se në bashkepunim me Prokurorine janë siguruar prova te mjaftueshme për vënien e tyre para përgjegjësisë penale. Edhe pse hajdutët kanë marrë DVR kryesore të kamerave të subjektit, mësohet se ata nuk kishin arritur te merrnin një tjetër server të fshehur të dy kamerave.

Pikërisht në këto pamje të sekuestruara mësohet se dallohen 3 te rinj te veshur me kostume sportive me kapuç, me maskë COVID që transportojnë disa çanta ku dyshohet se janë paratë e marra nga kasaforta. Në një filmim tjetër tjetër dallohet njëri prej të rinjve që hidhet nga kati i dytë i godinës, midis disa çarçafeve.

Detaje të tjera nga operacioni pritet të zbulohen në orët në vijim.