Kulluri: Opozita ka dështuar në largimin e qeverisë, paguajnë njerëz nga incineratorët dhe PPP-të
Për ish-anëtarin e kryesisë së PD-së dhe kandidat për kryetar i kësaj partie, Edvin Kulluri u shpreh se Opozita ka 8 vite që ka dështuar për ta larguar këtë qeveri.
Ai tha se qeveria është e lëshuar nga zinxhirët, ndërsa ka përballë një opozitë që kanë dalë me llastiqe për ta rrëzuar qeverinë.
Kulluri: Opozita ka 8 vite që ka dështuar për ta larguar këtë qeveri. Nuk është problemi vetëm te një njeri, por tek të gjithë. Kemi një qeveri të korruptuar dhe një opozitë të paaftë. Këtu është problemi edhe te pushteti lokal ku qytetarët nuk janë më të përfaqësuar. Bashkia Vlorë ka 45 fshatra nën varësi. Bashkia Tiranë sot ka një kryebashkiak që drejton 1 milionë njerëz. E kemi zhbërë të gjithë sistemin. Ne kemi një qeveri të lëshuar nga zinxhirët dhe një opozitë që kanë dalë me llastiqe për ta rrëzuar qeverinë.
Këtu ato pagat e çmendura nga paratë e koncesioneve dalin ose korruptimi i opozitës. Ka njerëz që paguhen nën dorë për të sulmuar opozitën nga paratë e PPP-ve dhe incineratorëve. Këto para i marrin në xhep të gjithë ata që punojnë në media dhe janë në politikë duke u marrë shpirtin shqiptarëve. Këtu janë goditur të gjitha shtresat përpos këtyre që jetojnë në vila dhe fshatra turistikë. Këta mbrohet nga ushtarë me armë dhe janë feudalë e rinj të vendit.
Kulluri shtoi se SPAK-u nuk është se ka një afat për bërjen e gjëra, por ama që ka një ngadalësimin e gjërave sigurisht që ka.
Kulluri: SPAK-u nuk është se ka një afat për bërjen e gjëra, por ama që ka një ngadalësimin e gjërave sigurisht që ka. Te incineratorët është arrestuar një ish-ministër, por aty janë edhe pjesa më e madhe e qeverisë. Nuk e dimë se sa do ta vazhdojë për të thënë se SPAK-u do të ketë sukses. Të gjitha aksionet e qeverisë qysh nga viti 2013 kanë dështuar.

