Ju flet Moska - Vila e të arratisurit Alban Dabulla, me eksterritorialitet për Erion Veliajn
Vila e të arratisurit Alban Dabulla, me eksterritorialitet për Erion Veliajn ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Të gjitha mediat shpikin lajme se çfarë do të ndodhë në 5-6 janar në PD, do ta marrë Berisha apo do ta mbajë Basha partinë. Kjo bëhet për të fshehur nga çështjet e rëndësishme.
Çfarë do të ndodhë nesër në vilën e Alban Dabullës? Ka 5 ditë që policia e shtetit ka marrë një urdhër të prokurorisë që të kontrollohet shtëpia e Dabullës.
Dabulla tashmë është larguar nga vendi së bashku me 19 persona të tjerë. Ndërsa policia e shtetit thotë se nuk ka të paprekshëm, por nuk hyn dot në shtëpinë e Dabullës.
Nuk futet dot për shkak të Erion Veliajt. Policisë i doli administratori i kompleksit dhe thotë se nuk ka njeri brenda, kështu policia largohet.
Erion Veliaj ka shkuar me qindra herë në vilën e Dabullës dhe ka me qindra telefonata me të. Ai e ka çelësin e vilës. Policia nuk e hap dot këtë derë, por e hap çdo natë Erion Veliaj.

