“Tërbohet” ketri, plagos 18 persona në dy ditë sulmesh në Buckley

Një ketër gri që sulmoi dhe plagosi 18 persona është kapur dhe izoluar.

Ketri me fitoi edhe pseudonimin “Stripe” sipas personazhit vicioz në filmin Gremlins.

Ai filloi të sulmonte njerëzit në Buckley, Flintshire, javën e kaluar gjatë një periudhe dy-ditore.

Corinne Reynolds, 65 vjeç, e kishte ushqyer atë që nga marsi dhe tha se ishte një vizitor i shpeshtë dhe miqësor  në kopshtin e saj.

“Stripe” fillimisht erdhi për të vjedhur ushqimin e shpendëve dhe Reynolds tha se gjatë gjithë atyre muajve ai ka qenë i qetë.

Por ajo tha se ai e kafshoi atë javën e kaluar ndërsa e ushqente në kopshtin e saj dhe më pas pa raportime për kafshime dhe sulme të tjera në faqen e qytetit në Facebook.

“Pasi pashë gjithë ato foto të plagëve të njerëzve, mendova ‘oh zot, çfarë ka ndodhur me të’?”

Reynolds shtoi se ajo e dinte se diçka duhej bërë dhe mendoi që ta kapte atë.

“Unë e lashë kurthin pranë zonës ku normalisht e ushqej për 20 minuta, dhe ai u fut brenda”, shtoi ajo.

"Ndjeva se ai më besoi mua dhe unë e tradhtova."