Oficeri i policisë qëllon aksidentalisht për vdekje 14-vjeçaren, e ëma: Vdiq në krahët e mi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Los Anxhelos, ku një 14-vjeçare është qëlluar aksidentalisht nga një oficer policie.

Valentina Orellana-Peralta ishte me nënën e saj në një dyqan rrobash kur një oficer hapi zjarr ndaj një të dyshuari.

Plumbi shpoi murin, ku prapa tij ishte e mitura, që si pasojë humbi dhe jetën.

Ndërkohë nëna e saj në një deklaratë për mediat tha se e bija vdiq në krahët e saj.

Sakaq policia ka premtuar një hetim të plotë dhe transparent në lidhje me ngjarjen.