Shembet miniera e arit, humbin jetën 31 persona, zhduken 8 të tjerë

Të paktën 31 minatorë kanë humbur jetën pas shembjes së një miniere ari në Sudan.

Sipas mediave vendase, 8 të tjerë raportohet se janë të zhdukur, ndërsa vetëm njëri prej tyre është nxjerr gjallë nga rrënojat.

Nxjerrja e arit është një burim i rëndësishëm i këmbimit valutor në Sudan. Rreth 2 milionë njerëz punojnë në minierat në Sudan.