Mori viagra dhe më pas vrau gruan sepse refuzoi të bënte seks me të

Një burrë në Itali dyshohet se vrau gruan e tij pasi ajo refuzoi të bënte seks me të – menjëherë pasi ai mori një viagra.

Vito Cangini, 80 vjeç, i tha policisë se goditi me thikë gruan e tij, 61-vjeçaren Natalia Kyrychok, të dielën herët në shtëpinë e tyre në Fanano di Gradara.

Viktima tha se do të bënte seks me të kështu që ai mori pilulën blu, por të dy u përleshën pasi ajo ndryshoi mendje.

I moshuari në xhelozi e sipër ka akuzuar gruan e tij se ishte më e interesuar për shefin e saj sesa për të dhe në këtë moment dyshohet se e goditi atë me një thikë kuzhine.

Thuhet se ai e la trupin e saj në dysheme dhe shkoi të flinte sikur të mos kishte ndodhur asgjë, madje në mëngjes, i ka përgatitur vetes mëngjes dhe ka shëtitur dy herë qenin e tij.

Megjithatë, pasdite, Cangini ia rrëfeu krimin e tij një fqinji dhe një gruaje tjetër e u kërkoi atyre të thërrisnin autoritetet.

Po ashtu, Cangini njoftoi restorantin ku gruaja e tij punonte si kuzhiniere dhe i tha pronarit se nuk do ta shihte kurrë më Kyrychok, duke shtuar: Unë e di se diçka po ndodhte mes jush.

Pronari i restorantit thirri policët, të cilët zbuluan trupin e Kyrychok së bashku me armën e vrasjes.

Ajo ishte goditur me thikë të paktën katër herë, ku një goditje e kishte kapur në zemër.