Nikolla vizitë zyrtare në Turqi, Erdogan jep lajmin: Në Janar vizitoj Shqipërinë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ndodhet në Turqi për një vizitë zyrtare.

Ajo është pritur nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan. Gjatë takimit në Pallatin Presidencial, Kryetarja Nikolla shprehu mirënjohjen e thellë “Për rolin, angazhimin dhe kontributin personal të Presidentit Erdogan në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik midis të dy vendeve.

"Ne gjithashtu vlerësojmë dhe ju falenderojmë për rolin e Turqisë si lobuese e fuqishme në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, zërin e fuqishëm të Turqisë në NATO për  institucionalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si një premisë drejt paqes e stabilitetit në Ballkanin Perendimor, dhe do të dëshironim angazhimin e Turqisë edhe në ndalimin e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete," ka thënë Nikolla.

Gjithashtu, zonja Nikolla i ka shprehur mirënjohjen Erdoganit për ndihmën e që Qeveria turke i ofroi Shqipërisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe të pandemisë. Ajo i bëri me dije se 524  apartamentet e banimit në bashkinë e Kurbinit kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet në janar 2022.

Presidenti Erdogan rikonfirmoi vendosmërinë për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë, zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të Partneritetit Strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë dhe dha lajmin e mirë se do vijë personalisht në Shqipëri për inaugurimin e apartamenteve të banimit për familjet e Bashkisë së Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nikolla vizitë zyrtare në Turqi, Erdogan jep lajmin: Në Janar

Nikolla vizitë zyrtare në Turqi, Erdogan jep lajmin: Në Janar

Nikolla vizitë zyrtare në Turqi, Erdogan jep lajmin: Në Janar