“Skënderbeu” nuk mjafton për gjelin, “mbreti i tryezës” festive, i shtrenjtë për pensionistët
Shpërblimi prej 5 mijë lekësh i qeverisë nuk u ka mjaftuar pensionistëve në Fier e Vlorë për të pasur në tryezën e fundvitit një gjel deti. Çmimet sipas tyre konsiderohen të papërballueshme, kur bëjnë llogaritë e të ardhurave dhe shpenzimeve mujore.
Në Fier, si në rrallë qytete në të gjithë vendin, çmimi i gjelit të detit nuk ka shënuar rritje në prag të festës së ndërrimit të viteve.
"7 gjeli dhe 8 pula e detit."
Por "mbreti" duket se do të mungojë në tryezën festive të një pjese të pensionistëve dhe familjeve në nevojë.
Mundësitë ekonomike thonë se nuk i lejojnë.
"7-8 mijë lekë bën kaposhi, do ha presh."
Rruga hyrëse e Vlorës është shndërruar në treg për gjelat e detit.
Gjeli shitet me 700 lek për kilogram e pula 200 lek më shumë me rritje me 100 lek në krahasim me një vit me parë.
"Nuk përballohen, është e vështirë."
Pensionistët që po marrin gjelin, thonë se shpërblimi i qeverisë nuk u mjaftoi.
"Qe një fije flku për ne, të ngrodhur jemi."
Çmimet konsiderohen të çmendura për njerëzit në nevojë kur bëjnë bilancin e të ardhurave mujore, ndërsa tregtarët justfikohen se këtë vit u rritën të gjitha.
"Vajti 50 mijë lekë kuintali i misrit."
Kushtet e tregtimit duke rrezikuar jetën e fermerëve apo blerësve është një tjetër problem në Vlorë.





