PD nis procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të FRPD, ja kriteret për kandidaturat

Partia Demokratike njoftoi sot nisjen e procesit të zgjedhjeve në Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

Orjela Nebiaj në një deklaratë tha se zgjedhjet e reja do të bëhen në përputhje me statutin ku do të synohet gjallërimi i veprimtarisë politike të FRPD-së.

FRPD gjithashtu ka kapur fushatën e anëtarësimeve të reja që do të zgjasë deri në shkurt të 2022.

Njoftimi i Partisë Demokratike:


Menjëherë hapet Fushata e Anëtarësimeve të reja, me qëllim ripërtëritjen dhe fuqizimin e antarësisë dhe strukturës së FRPD e cila zgjat deri më datë 10 Shkurt 2022.

Anëtarësimet e reja do të bëhen nëpëmjet aplikimeve:

1.Në çdo Degë të FRPD, të cilat i dorëzohen Grupit Qendror të Punës në përfundim të procesit, hard-copy dhe në format elektronik në [email protected].

3.KRITERET PËR KANDIDATURAT

Çdo kandidat që shpreh ambicien për tu zgjedhur në strukturat drejtuese të FRPD në nivel lokal apo qëndror duhet të plotësojë formularin e tij personal tip që i bashëkëngjitet këtij udhëzimi shoqëruar me kopje të vërtetuara të dokumentave dëshmuese si dhe një Letër Motivimi, jo më shumë se 500 fjalë.

Të jetë individ me integritet të lartë moral dhe profesional
Të ketë përfunduar arsim e lartë (ose ne proces per nivelet lokale)
Të ofrojë shanse reale për të ngritur në një nivel të lartë veprimtarinë e FRPD
Të mos jetë anëtar i Grupit të Punës i deleguar për procesin zgjedhor në FRPD
Të mos jetë mbi moshën 30 vjeç
Afati i paraqitjes dhe propozimeve të kandidaturave për nivelin lokal dhe qëndror pranë Grupit Qendror të Punës është deri më datë 31 janar 2022.