Veliaj shmang “5 Majin”, banorët: Videot e tij për facebook i regjistron herët, pse nuk na përgjigjet?
Kryetari i bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, vijon shmangien e përballjes me banorët e "5 Majit" të cilët nuk kanë firmosur kontratën për shembjen e banesave të tyre në kuadër të procesit të rinjdërtimit.Në rrjetin e tij social facebook nëpërmjet videove të tij të regjistruara ende pa zbardhur mirë drita ai është shprehur se legjendat urbane me kuçedra, dragonj do qetësohen pasi banorët e parë të futen në pallatet e reja, ndërkohë që banorëve protestues nuk u është kthyer asnjë përgjigjie.
Kryetari i bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, vijon shmangien e përballjes me banorët e "5 Majit", të cilët nuk kanë firmosur kontratën për shembjen e banesave të tyre në kuadër të procesit të rindërtimit.
Mëngjesi i kësaj të hëne e gjeti zonën të rrethuar me policë bashkiakë, pasi Erjon Veliaj bëri regjistrimet për t’u shfaqur live në urën 11:30 për të përuruar punimet.
Ky është produkti i dhjetëra këshilltarëve të Veliajt, milionat e pagave të të cilëve dolën nga rrjedhja e të dhënave nga sistemi shtetëror. Dhe kjo video paguhet nga paratë e qytetarëve të Tiranës.
Banorët thonë se ende nuk kanë marrë asnjë reagim zyrtar nga Bashkia dhe raste të tilla të pranisë së policëve i frikëson për shembje të mundshme.
"Banorët janë trembur, kemi 3 muaj që presim për prishjen e shtëpive. Nuk do i rrimë roje Erion Veliaj, e ka zakon që vjen në 6 apo 4 të natës. Nuk jemi dakord me atë lloj shkëmbimi kështu që do të jemi çdo ditë në mbrojtje të pronës."
Por Veliaj teksa inspekton punimet bën thirrjet e tij të zakonshme për qetësi, por ende pa mbajtur premtimin e diskutimit dhe plotësimit të kushteve për banorët që ende nuk kanë nënshkruar kontratën.
Banorët e kanë kapërcyer fazën e besimit të premtimeve propaganduese. Ata shfaqen të vendosur për mbrojtjen e pronës private qoftë dhe me dhunë.
"Vjen me 200 forca policie, e pamundur ti afrohesh. Si e kanë nisur këta nuk ma do mendja që do u dalë për mirë."
Ka rreth 3 muaj që banorët e "5 Majit" protestojnë çdo ditë por ende pa një përgjigjie për kërkesat e adresuara Bashkisë.

