Bilanci i 2021: 16 vrasje mafioze pa autorë, policia nuk arriti të zbulojë vrasësit me pagesë
Të paktën 16 vrasje mafiozë u regjistruan në vëndin tonë gjatë vitit 2021. Nga këto ngjarje policia i ka quajtur si përplasje mes bandave për larje hesapesh ndërkohë që shumica prej tyre kanë mbetur pa autorë.
Viti 2021 po mbyllet me nje bilanc të rënduar për sa i përket vrasjeve.
Në total janë regjistruar 61 krime të kësaj natyre ku krahasur me një vit më parë ka një rritje me 4 vrasje më shumë.
Ngjarja e parë e sitlit mafioz u regjistrua në Durrës ku shenjestër e plumbave u bë Edmir Bregu, një person me të shkuar kriminale.
Pas Durrësit në Vlorë po më të njëjtën mënyrë veprimi u vra Gentian Qarri, edhe kjo ngjarje pa autor.
Mond Çekiçi ia kishte dalë të mbyllte hesapet me drejtësinë por jo me armiqtë e tij. Personazhi i njohur si anëtar i bandës së Durrësit u ekzekuta në makinën e tij ndërkohë që ngjarja vijon të jëtë pa autor.
E pazbardhur mbetet edhe vrasja e shtetasit Bardhok Pllanaj në Shkodër.
Elbasani, qyteti i cili viteve të fundit është kthyer në një fushë betejë me 11 maj u vra Everest Caka nga vrasës me pagesë, e ndërsa 10 ditë më vonë në Vlorë ekzekutohet Delon Troqe. Ngjarjet vijojnë të jenë pa autor.
Muaji gusht u trondit nga dy ngjarje kriminale. Në Lushnje Bledar Muça u qëllua për vdekje teksa po qëndronte në lokalin e tij. Nga të shtënat me armë të plagosur mbetën edhe 4 persona të tjeë.
3 ditë pas regjistrimit të ngjarjes së Muçës në Shkodër vritet ish- punonjësi i policisë Sokol Çelaj. Policia vijon kërkimet por autorët.
Atentatet vijuan në Elbasan ku shtetasve Lulzim Bitri dhe Ardian Collaku iu bë pritë pranjë një servisi makinash.
Sipas policisë ngjarja është kryer nga vrasës më pagesë dhe ka mbetur pa autor.
Alban Semaku sapo kishte lënë qelinë e burgut ishte rikthyer jetës normale, por persona të pa identifikuar e rrëmbyen dhe e vranë në afërsi të burgut të Peqinit.
Nga 1 nëntori deri në 28 dhjetor u regjistruan 4 ngjarje kriminale me eleminimin e pesë personave Xhelal Reçi, Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, Can Karriqi dhe Albi Bashalliu.
Për këto ngjarje hetimet kanë mbetur në vendnumëro pasi atentatorët kanë qenë të mirëpërgatitur, duke mos lënë asnjë gjurmë.
Kosovë/ Nuk miratohen masat e emergjencës për energji elektrike
28 Dhjetor, 15:21


