Vetting certifikatave të sigurisë, projektligji: Shkarkim dhe gjobë për nxjerrjen e sekreteve

Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, me anë të një projekligji kërkon që personat që kanë një çertifikatë sigurie të kalojnë në vetting para se të kenë akses në informacionet secrete të shtetit shqiptar. Nga ky rregull do të përjashtohen vetëm Prsidenti dhe Kryeministri. Projektligji duket se synon të garantojë informacionet sekrete edhe nga rreziku i agjenturave të huaja.

Për të patur akses në në dokumentat e klasifikuara në vendin tonë, nuk do të mjaftojë vetëm pajisja me certifikata e sigurisë.

Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar do t’i propozojë Parlamentit që çdo person para se të posedojë një të tillë do të duhet të kalojë në “vetting”.

Në këtë projektligj është përfshirë koncepti “after caring” duke nënkuptuar procesin e verifikimit të sigurisë, i cili vijon edhe pas pajisjes së aplikantit me certifikatë sigurie.

Të vetmit që përjashtohen nga procedura e verifikimit të sigurisë janë Presidenti dhe Kryeministri.

Kërkesat për informim nuk të refuzohen më automatikisht, por do të kalojnë në sitën e Komisionit të Deklasifikimit, pasi kjo nismë jep mundësinë e deklasifikimit të pjesshëm, për të zbuluar në mënyrë të autorizuar informacione, të cilat mund të ndahen nga informacioni që nuk mund të deklasifikohet.

Ndërkohë në këtë projektligj janë përcaktuar edhe shkeljet e sigurisë, duke i ndarë ato në të rënda dhe të lehta.

Ndaj personave që do të jenë në shkelje të ligjit do të merren masa administrattive, të përcaktuar me gjobë, të cilët do të kenë mundësinë ta shlyejnë detyrimin financiar me këste mujore.

DSIK është e shqetësuar për ndikimin e influencës së huaj në informacionet e klasifikuara të vendit tonë nëpërmjet operatorëve që operojnë në Shqipëri dhe kanë akses në këto dukumenta.

Ky alarm i referohet situatave kur një individ, kompani apo qeveri jo mike kontrollon dhe influencon në mënyrë kërcënuese mbi një operator duke marrë akses mbi informacione të klasifikuara.

Vetting certifikatave të sigurisë, projektligji: Shkarkim dhe