E famshme në “You Tube”, Ermiona Daja tregon se si i lindi ideja për videot

Ata janë nga Lushnja por prej vitesh jetojnë në Belgjikë.

Familja Daja njihet nga shumë prej nesh për videot e tyre tepër të veçanta në Youtube dhe në rrjetet sociale. 

E ftuar sot në studion e “Jeto më Orën”  Ermiona tregoi me anë të një lidhje në “Skype sesi lindi ideja e kanalit në “Youtube” si dhe  foli për videot e tyre të veçanta.

Ajo tregoi se gjithmonë ka dashur të kishte një kanal në “Youtube” dhe me mbështetjen e bashkëshortit ja doli. Ajo tregoi edhe për videon e tyre më të veçantë, lindjen e vajzës së tyre të cilën e kanë filmuar gjithçka.

“Ka qenë një ndjesi shumë e bukur pasi janë të gjitha ato ndjesitë e një nëne që janë shumë të bukura” u shpreh Ermiona.

Ata prej 4 vitesh jetojnë në Belgjikë dhe janë prindër të dy fëmijëve, Adriel djali  2 vjeç e gjysmë dhe vajza Alba 10 muajshe. Edhe pse duan shumë të bëjnë video janë edhe fëmijët ata që u marrin goxha kohë. Sa për periudhën e festave ajo tregoi se ende se ka menduar por besoj se do publikojë video gatimet, udhëtimet që do bëjnë.

“Nuk e kam menduar ende shumë mirë por mendoj se do tregoj sesi ja kaluam çfarë gatova për prindërit e Ridit, ku shkuam me ta edhe shumë gjërat të tjera” përfundoi Ermiona.